Dëshironi të vizitoni Barcelonën? Ju tregojmë disa nga atraksionet dhe gjërat për të bërë në Barcelonë

Barcelona, qyteti i ngjyrave, rinisë dhe arkitekturës së veçantë nga i famshmi Antoni Gaudi. Në vijim do të gjeni një guidë të shkurtër për të vizituar vendet më të mira gjatë vizitës tuaj në Barcelona.

Hop-On Hop-Off Barcelona City Tour

Nëse nuk keni shumë kohë për të vizituar qytetin atëherë ky tour ditor është ideali për ju. Komente në audio do iu shoqërojnë ndërsa ju vizitoni qytetin. Gjatë tour-it keni mundësinë të qëndroni në autobus ose të zbrisni në një nga ndalesat e tij. Ky rregull zbatohet nga çdo kompani autobusësh pjesë të këtij lloj tour-i dhe nuk do iu duhet më shumë se 15 minuta pritje për të hipur në bordin e autobusit të rradhës. Bileta kushton rreth 35€.

Tour në Sagrada Familia

Kjo kishe madheshtore nisi te ndertohej në 1882 dhe është planifikuar të perfundoj plotësisht në vitin 2026. Përgjate viteve, konstruksioni është realizuar vetëm nëpërmjet donacioneve të dhuruara kishës. Kjo kishë është magjepëse së jashtmi, por do iu sugjeronim të bënit një tour interior pasi do të jetë një eksperience e mrekullueshme. Çmimi i biletës është 26€.

Foto nga: Expats in Barcelona

Provo një tour në këmbë

Barcelona mund të duket një qytet i madh por mund të shkosh pothuajse kudo në ecje. Pse jo një ecje nëpër lagjet e qytetit për të përjetuar gjithçka si një vendas. Me pak kërkim mund të gjeni shumë tour-e  falas për të parë qytetin sëbashku me turiste kuriozë, sikurse ju.

Vizitoni Pallatin Katalan të Muzikës

Kjo ndërtesë pjesë e UNESCO-s, ofron një eksperiencë magjepëse arkitekturore dhe detaje që do iu bëjnë për vete. Salla e koncerteve shpesh ofron performanca, ndër to edhe klasiken Flamingo.

Bileta e hyrjes kushton rreth 18€ kurse çmimi në rast eventesh varion.

Merr me qera një biçikletë

Të marrësh me qera një biçikletë për një ditë është një ide e zgjuar, e lirë dhe argëtuese për të vizituar qytetin me shoqerinë apo familjen. Shumë dyqane ofrojnë çmime për orë ose ditë. Një gjë që duhet të keni parasysh është që dyqani mund tju kërkoj të mbaj kartën tuaj të identitetit ose një dokument tjetër deri në kthimin e biçikletës.

Një shetitje të gjate në Tregun “La Boqueria”

La Boqueria është tregu më i famshëm në Barcelonë që njihet për shumëllojshmërinë e mishit, peshkut, frutave, perimeve, erëzave e çdo lloj asortimenti që mund të keni në mëndje. Në të mund të gjëni gjithashtu tezga që ofrojnë lëngje frutash të freskët dhe panine.

Shijoni një paella me fruta deti

Në çdo restorant në Barcelon do të gjeni paella, gjithsesi iu rekomandojmë të zgjidhni një vend jo përgjate restoranteve që ndodhen buzëdetit apo në La Rambla, pasi shumë prej tyre janë të shtrenjtë dhe jo shija më e mirë. Pyesni per një sugjerim në hotelin ku po qëndroni.

Vizitoni akuariumin e Barcelonës

Nëse po udhëtoni me fëmijë, akuariumi është zgjedhja perfekte për të eksploruar një pasdite. Të gjithëve me siguri do ju pëlqejë tuneli 80-metër i gjatë i mbushur me krijesat ekzotike të detit, duke përfshirë këtu edhe peshkaqenët, ngjalat dhe koralet.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu