‘Dështimi’ i takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, Lajçak ‘i zhgënjyer’: Shpresonim për rezultat më të mirë

Ai gjithashtu ka thënë se zhvilluar takim me drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e ka informuar për dialogun.

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak deklaron se Bashkimi Evropian shpresonte për një rezultat më të mirë nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Nw njw postim në faqen e tij zyrtare nw Facebook, Lajçak ka shkruar se gjendja e dialogut dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës, do të jenë objektiv i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropian për të përcaktuar hapat e ardhshëm.

“Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e dialogut të nivelit të lartë të së enjtes të organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell. Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit nga HRVP, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja në dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm. Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se zhvilluar takim me drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e ka informuar për dialogun.

“Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Takimi Kurti-Vuçiç 14 shtator

Takimi i nëntë ndërmjet Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it nuk prodhoi ndonjë rezultat. Sipas Shefit të Diplomacisë së BE-së ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiç-i e pranoi.

Borrell tha se Kurti këmbënguli që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiç kërkoi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Kurti dhe Vuçiç, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.

Kurti tha se kushtëzimi i Serbisë për formimin e Asociacionit është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së. Sipas Vuçiç-it, Kurti, thjesht i shmanget formimit të Asociacionit. Ky është thelbi i gjithçkaje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu