Diaspora voton pas dy ditësh, për kë do shkojë vota e saj?

325 anëtarë të Këshillit Zgjedhor të diasporës kanë qenë të parët që kanë votuar për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare që po mbahen në Maqedoni, ndërsa pas dy ditësh, pritet që të votojë diaspora.

Për votim në diasporë KSHZ-ja pranoi paraqitjet e 20.573 qytetarëve të cilët do të mund votojnë në 46 përfaqësi diplomatike dhe zyrat konsullore.

Më shumë të paraqitur për të votuar ka në Bernë, në Venecie, në Detroit, Nju-Jork dhe Melburn. Më pak të paraqitur gjegjësisht nën 15 votues ka në Madrid, në Pekin dhe në Varshavë.

Votuesit në diasporë votojnë një ditë para ditës zyrtare të zgjedhjeve.

Ndryshe, shumë analist shqiptar dhe figura publike kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që përkohësisht jetojnë në diasporë, që ditën e shtunë të dalin masivisht të votojnë, pasi sipas tyre, tani është momenti historik që shqiptarët nga diaspora ta kenë përfaqësuesin e tyre në përbërjen e ardhëshme në Parlament i cili do të jetë edhe zëri i tyre në Kuvendin e Maqedonisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu