Dibra “Wuhani” i Maqedonisë, edhe 5 raste të reja me koronavirus, shkon në 18 numri i përgjithshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se kemi edhe 6 raste të reja duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Maqedoninë e Veriut, shkruan InfoShqip.com

Nga 6 rastet e reja të ditës së sotme 5 janë nga Dibra, persona në rreth të afërt me 4 pacientët e dërguar ditën e sotme në Shkup. Ministri thotë se gjendja e tyrë është stabile dhe se do vazhdojnë hospitalizimin në klinikën e Dibrës ku ka epidemiolog dhe infektolog që do kujdeset për gjendjen e tyre shëndetësore.

Filipçe në konferencë gjithashtu theksoi se një paciente e ardhur nga Spanja është diagnostifikuar pozitive, gjithashtu 51 personat në avion bashkë me të janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu