ot rreth orës 10 e 30 minuta në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të Strazhës, makina e tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë, e cila ishte drejtuar nga 40 vjeçari L.V nga Librazhdi, deri tani arsye të panjohura makina e tij shpërtheu në flakë.
Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, tek makina ishin tre persona.
Pasi me aparatet kundërzjarrit nuk arritën të shuajnë atë, zjarri në një kohë të shkurtër është lokalizuar nga shërbimi i zjarrfiksave të Gostivarit.
Me autorizim të prokurorit publik, inspektim ka kryer ekipi nga Stacioni Policor Gostivar.
Po përcaktohet shkaku i zjarrit në automjet, dëmin total dhe çdo gjë tjetër në lidhje me rastin.