Dimitrov zbulon se a do të pranojë Bullgaria gjuhën maqedonase

Gjuha maqedonase do të pranohet nga Bullgaria thotë ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore do të krijohet në bazë të deklaratës së nënshkruar në vitin 1999 në të cilin përmendet gjuha maqedonase. Do të gjendet zgjidhje për problemin me pakicën maqedonase në Bullgari si dhe për pakicën bullgare në Maqedoni,njofton InfoShqip.

“Baza e asaj marrëveshje është deklarata e nënshkruar nga kryeministrat e dy vendeve në vitin 1999. Në atë deklaratë është gjuha maqedonase dhe marrëveshja nuk do të shkojë mbrapa nga ajo deklaratë ndërsa për çështjen tjetër, në mënyra të ndryshme do të ketë korniza të caktuara adekuate.”tha Dimitrov, transmeton InfoShqip.

Dimitrov nuk deshi që t’i zbuloj të gjithë detajet e marrëveshjes, e cila është një nga kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu