Disa nga të akuzuarit e rastit ‘Kumanova’, janë transferuar në burgun e Ohrit

Të dyshuarve në rastin e “Kumanovës” ua kanë ndërruar burgjet. Të burgosurit në burgun e Prilepit i kanë transferuar në Ohër dhe të Manastirit i kanë dërguar në Prilep. Këtë informatë për Televizionin “Shenja” e konfirmoi avokatja mbrojtëse Artene Ademi. Sipas sajë, arsyetimi i policisë ka qenë se për shkaqe sigurie do të bëjnë transfere por nuk kanë dhënë detaje shtesë. Iseini tha se pasdite do të shkojë të vizitojë të burgosurit për të kuptuar nëse transferi është i përkohshëm apo për afat më të gjatë pasi gjësendet i kanë secili nëpër qelitë e tyre të vjetra.

Televizioni “Shenja” do të kontrollojë këtë informatë edhe në Ministrinë e Mbrojtës e cila është përgjegjëse për burgjet por edhe në policinë e cila e ka kryer transferin për të kuptuar nëse ka pasur dyshime për ikje nga burgu të të akuzuarve. Në Ohër ku janë transferuar një pjesë e të burgosurve tashmë objektet kyçe janë bllokuar nga policia e cila nuk lejon ndalim dhe as afrim. Ferikan Iljazi Arifi/Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu