Ditë të vështira për Messin

Futbollisti Lionel Messi ka munguar në dy ndeshjet e para të La Ligas për Barcelonën. Ai nuk u paraqit për shkak të një lëndimit të pësuar në pulpën e këmbës së djathtë.

Thuhej se Messi do të rikthehej në fushë pikërisht në ndeshjen ndaj Betisit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Raportohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe se ai mund të mbetet jashtë fushave për një kohë më të gjatë.

Sipas Radio Catalunya, thuhet se frika e skuadrës së Barcelonës është e madhe për shkak se ai mund të mungojë për 30 ditë, duke humbur kështu edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League. Ditë të vështira për Messin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu