Dizeli nga sonte në mesnatë mbi 100 denarë për litër!

Benzina EUROSUPER BS 95 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë do të rriten për 2,5 denarë për litër, EUROSUPER BS 98 për dy denarë, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për tre denarë Komisioni Rregullator për Energjetikë. vendosi sot, transmeton InfoShqip.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS 95 është 89 denarë për litër, dhe 91 denarë për EUROSUPER BS 98. Një litër vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 97 denarë, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 100,5 denarë.

Rritet edhe karburanti M-1 NS, për 0,668 denarë dhe do të jetë 51,920 denarë për kilogram.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës, në përputhje me Metodologjinë e formimit të çmimeve, rriten mesatarisht me 2.43 për qind./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu