Djali i deputetit u punësua në MPB, pa konkurs!

Djali i deputetit të OBRM-PDUKM Zoran Ilioski, Ivan Ilioski është punësuar pa konkurs në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Djali i deputetit është punësuar dje dhe informacionin e konfirmon edhe SPB Manastir të cilët thonë që sipas ligjit nuk duhet të ketë konkurs për punësimin e tij.

”Ligji lejon punësim pa konkurs nëse shprehet nevoja gjatë sistematizimit të personave zyrtarë” thotë Sanja Stamatovska, zëdhënëse e SPB Manastir.

Zoran Ilioski është deputet i OBRM-PDUKM-së që nga viti 2014, ndërsa më parë ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Publike për menaxhim me ujin në Manastir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu