Djalit në gjermani i merret patenta e shoferit 49 minuta pasi e mori

Një 18 vjeçari në Gjermani i është marrë patent shoferi për shkak të tejkalimit të shpejtësisë edhe atë vetëm 49 minuta pasi e mori patentën, transmeton Anadolu Agency (AA).

BBC raporton se i riu nga Hemeri, me sukes kaloi testin dhe u bë me patentë, por në më pak se një orë iu mor.

Në një zonë ku kufizimi ishte 50 kilometra në orë, ai ngau makinën me 95 kilometra në orë.

Ai ndalohet të ngasë për 4 javë, ndërsa patentën mund ta marrë vetëm pas një “kursi të ri të trajnimit”.

Përveç kësaj, shoferi i ri mund të dënohet edhe me 200 euro gjobë, dy pikë gjobë në patentë kur t’i kthehet, si dhe në vend se dy vite ai do të jetë 4 vite ‘shofer fillestar’.

Oficeri i policisë Markischer Kreis thotë se përpos tij, në makinë ndodheshin edhe katër miqtë e tij, të cilët, siç spekulohet, ka dashur t’i mahnisë me aftësitë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu