Do habiteni sa para ka harxhuar Ivanov në 4 muaj për kafe dhe lëngje

Nuk dihet se kush ka pirë e kush ka pagur në Vilën Vodno gjatë mandatit të presidentit Ivanov. Fokus ka publikuar shpenzimet e presidentit Ivanov në katër muajt e fundit të mandatit të tij si president shteti. Fillimisht vërehet mungesa e kontrollit që do të bënte dallimin midis shpenzimeve private dhe shtetërore.

Nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë në informata publike mësohet se vetëm në bufenë e Vilës Vodno për gati katër muaj janë shpenzuar pothuajse 512.000 denarë. Përkatësisht, për dy muaj janë shpenzuar deri në dy mijë euro për lëngje dhe kafe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu