Deri në fund të këtij viti qindra mjekë amë nga klinikat vendore do pensionohen. Nëse ata, si bartës të shtëpive shëndetësor private, dalin në pension, ekipi i dytë i mjekëve dhe infermierëve do të duhet të shkojnë si të papunë në Agjencinë e Punësimit.
Shoqata e mjekëve privatë të Maqedonisë paralajmëron për pasojat dhe thotë se ky është një problem që askush nuk e kupton.
Sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, çdo burrë i punësuar del në pension pasi të ketë mbushur moshën 64 vjeç dhe çdo grua në moshën 62 vjeç. Shoqata apelon tek Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa që mjekët dhe infermierët të cilët janë të punësuar në ato institucione private shëndetësore të vazhdojnë me punë. Për anëtarët e kësaj Shoqate kjo dispozitë e ligjit është tërësisht diskriminuese.










