Dodik kërcënon: Nëse votohet rezoluta për gjenocidin serb, do shkëputemi

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, kërcënon me ndarje të territorit si kundërpërgjigje ndaj rezolutës për Srebrenicën.

Duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, Dodik tha se boshnjakët kanë bërë autogol duke kërkuar miratimi e një rezolute.

Lideri kundërthënës i Republikës Serbe, ka folur edhe për numrin e të vrarëve në gjenocidin e Srebrenicës. Ai ka deklaruar se “askund nuk gjendet numri i serbëve të vrarë”. Sipas tij, në Srebrenicë kanë humbur jetë edhe 2500 serbë.

Ai ka paraqitur planet për shkëputjen dhe ka deklaruar se “ndarja paqësore është zgjidhja e vetme për të gjithë popujt në Bosnjë e Hercegovinë”.

Dodiku edhe javë më parë ka kërcënuar me shkëputje nëse miratohet rezoluta. Ai ka paralajmëruar tubim të madh në Banjallukë. Idetë e Dodik mbështeten jo zyrtatisht nga qeveria serbe. Ndërkohë Dodik cilësohet si një nga aleatët e Vladimir Putin. I Sanksionuar nga SHBA dhe BE, ai vijon të ketë komunikim të rregullt me Kremlinin./Euronews.al/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu