Dodik: Putini dhe Kina do të na ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik akuzohet për nxitje të luftës për shkak se po përpiqet të shkëpusë pjesën serbe nga Republika Federale e Bosnje-Hercegovinës. Dodik deklaroi për gazetën britanike “The Guardian” se nuk është zgjedhur për të qënë frikacak dhe nuk i trembet saksioneve. Ai pritet që të mbajë një takim me presidentin Putin në lidhje me këtë temë.

Politikani serb deklaroi se plane e tij nuk kanë si qëllim ndarjen e vendit. Ai tha se në rast se aplikohen saksione nga shtetet perëndimore, do kërkojë ndihmë nga Rusia dhe Kina dhe që është mjaft i kënaqur për këtë gjë. Dodik shtoi se presidenti rus dhe ai kinez janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë.

Lideri serb është kritikuar kohët e fundit për qëllimet e tij për të larguar pjesën serbe nga sistemi gjyqësor, ekonomik, intelingjent dhe ushtarak i republikës boshnjake. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur planin si të rrezikshëm për marrëveshjen e paqes së Daytonit, që i dha fund një lufte civile që shkaktoi 100,000 të vr a rë.

Dodik tërhoqi anëtarët serbë nga institucionet qëndrore të shtetit, në momentin që përfaqësuesi Valentin Inzko po ndërmerrte nismën, që ta bënte të jashtëligjshme mohimin e gjenocidit. Politikani serb tha se besonte në marrëveshjen e Daytonit, por ishte kundër përfaqësuesve të lartë dhe 3 gjyqtarëve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që kanë imponuar votimin e 140 ligjeve.

Drejtuesi serb mendon se ata veprojnë si një organizatë kriminale që nuk respekton marrëveshjet kushtetuese.

Dodik i është ndaluar hyrja në SHBA pas organizimit të referendumit. Ai i tha zëvëndës sekretarit amerikan Gabriel Escobar që nuk i kishte problem saksionet amerikane.

Diskutimet për planin e Dodik pritet të fillojnë në 10 dhjetor në parlamentin e pjesës serbe dhe të mbarojnë pas 6 muajsh. Drejtuesi serb tha se kërkonte një organizim të Bosnjes si organizimi i shtetit federal belg. Ai ka propozuar që ushtria boshnjake të përgjysmohet ose të krijohet një ushtri e pavarur e pjesës serbe. Një propozim tjetër i politikanit serb është demilitarizimi i zonës së populluar nga serbët.

Dodik e cilësoi si shaka rrethimin e reparteve të ushtrisë boshnjake nga forcat ushtarake serbe. Lideri serb tha, se historia e Bosnjes nuk është treguar e gjitha dhe sa kanë humbur jetën numër i njëjte myslimanësh boshnjakë dhe serbësh. Ai deklaroi se krimet e luftës kanë ndodhur, por që nuk ekziston një vendim që gjenocidi është kryer nga serbët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu