DPHM: Stuhia si ajo e djeshme në Shkup, një herë në dy deri në pesë vjet

Një stuhi si ajo që ndodhi dje në Shkup mund të ndodhë një herë në dy deri në pesë vjet, sipas matjeve historike dhe hulumtimit statistikor të reshjeve intensive me kohëzgjatje të shkurtër, të bëra në Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike.

Nga HPHM theksojnë se gjatë ditës së djeshme në Luginën e Shkupit janë shënuar reshje dukshëm të larta, të përcjella me erëra të stuhishme, bubullima dhe paraqitje lokale të breshërit, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe vërshime në zonën e qytetit.

“Në stacionet meteorologjike automatike dhe matës të shiut në Shkup dhe rrethinë, të cilat janë pjesë e sistemit për vëzhgim meteorologjik të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (stacioni kryesor meteorologjik – Shkup Zajçev Rid, Gazi Babë, Karposh, Creshevë dhe stacionet matëse të shiut Lisiçe dhe Gjorçe Petrov) sasia totale e reshjeve të matura është Gazi Babë 35 mm, Kreshevë 25 mm, Lisiçe 20 mm, Shkup Zajçev Rid 8 mm, Karposh 6 mm, Gjorçe Petrov 3 mm, theksohet në kumtesën nga DPHM.

Lokalisht reshjet kanë qenë të një intensiteti të fortë, kështu që për dy orë kanë rënë 33 mm në Gazi Babë, 20 mm në Lisiçe dhe 25 mm në Creshevë. Bashkangjitur është një grafik me sasi dhjetëminutëshe të reshjeve të regjistruara në stacionet automatike meteorologjike.

Shpejtësia maksimale e erës është regjistruar në Shkup Zajçev Rid në orën 16:10 nga lindja dhe është 18,7 m/s (më shumë se 65 km/h).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu