Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Gjermane AHK Nordmazedonien

Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit, Bekim Emini, sot në Shkup, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Gjermane me Seli në Shkup AHK Nordmazedonien, transmeton InfoShqip.

Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë me stendë në manifestimin afarist SUBEX – Suppliers Balkan Expo, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup nën organizimin e Delegacionit të Ekonomisë Gjermane. Në SUBEX – Suppliers Balkan Expo marrin pjesë 20 kompani si ekspozues,dhe prezent janë 300 përfaqësues të kompanive nga Gjermania dhe Rajoni”, qëndron në njoftimin e Agjencisë për Investime të Huaja.

Më tej në njoftimin thuhet se, më shumë se 150 takime B2B janë planifikuar të mbahen për të lidhur kompanitë furnizuese vendase nga industria e IT, metalit, elektrike, tekstilit, drurit dhe ushqimit me kompani blerëse nga Gjermania, Greqia, Rumania, Turqia, Shqipëria dhe Kosova./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu