Drejtori i HMV, Majan Vejseli takim pune me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo

Drejtori i HMV, Majan Vejseli sot në zyrën e tij ka pritur në një takim pune ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Zhang Zuo me të cilin kanë biseduar rreth gjendjes në të cilën ndodhen lokomotivat dhe trenat e kësaj ndërmarrje, shkruan Top24.

“Takimi i punës u mbajt në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore në të cilin janë shkëmbyem përvojat e biznesit nga bashkëpunimi i deritanishëm. Në veçanti, në fokus të bisedës ishin trenat dhe lokomotivat e udhëtarëve të cilat janë prokuruar nga kompania kineze CRRC, po ashtu me ambasadorin Zhang Zuo më tej diskutuam për gjendjen aktuale dhe nevojat e HRMV Transport SHA-Shkup dhe të dyja palët shprehëm dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe të frytshëm”, tha drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, Majan Vejseli./Top24/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu