Në TS Manastir 2 janë duke u zhvilluar punime intensive për të reduktuar rreziqet e ndërprerjeve apo avarive, pikërisht tani në sezonin e dimrit.
Inspektimet në vendngjarje po i monitoron edhe drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani, i cili është shprehur se aktivitetet e intensifikuara të remontit janë konform marrëveshjes për revitalizimin e pajisjeve të tensionit të lart në këtë trafostacion. Ky projekt përfshinë ndërrimin e 67 ndarësve të 400 kV dhe 110 kV të nivelit të tensionit.
Po ashtu do të bëhet ndërrimi i 114 izolatorëve mbështetës dhe instalimin e 75 transformatorëve matës të nivelit të tensionit 110 kV.
“Po punohet në rikonstruksionin e fushës 400 kV të transformatorit energjetik numër 2. Pajisjet e reja duhet të minimizojnë edhe rreziqet e ndërprerjeve apo defekteve. Pajisjet e reja të tensionit të lartë reduktojnë ndjeshëm shpenzimet e ShA MEPSO për mirëmbajtjen e këtij stacioni të transformatorëve”, thuhet në njoftimin e MEPSO-s.
Projekti për rehabilitimin e TS Manastir 2 kap vlerën prej 3.18 milionë euro, prej të cilave 2.2 milionë janë mjetepersonale të MEPSO-s dhe pjesa tjetër kredi nga BERZH.