Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani inspekton punimet në rrjetin që lidhë Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë

Drejtori i Përgjithshëm i SH.A MEPSO, Orhan Murtezani, së bashku me një pjesë të ekipit projektues gjatë ditës së sotme inspektuan punimet ndërtimore në projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovolt të përçuesit Manastir-Elbasan, që lidh vendin me Shqipërinë fqinje.

Vizita e punës, siç informojnë nga MEPS, është realizuar në Pellagoni, në pjesën e trasesë së linjës së përçuesit nga TS Manastir 2 në drejtim të Resnjës, në shtyllat, ku kontraktuesi Energoinvest nga Sarajeva dhe kompania vendore Mobinstal si nënkontraktues, po punojnë në vendosjen e themelet e shtyllave të linjave të përçuesit.

“Edhe pse aktivitetet ndërtimore nuk janë duke u zhvilluar me dinamikën e dëshiruar, kryesisht për shkak konfliktit ushtarak në Ukrainë dhe pandeminë me KOVID-19, të cilët sollën deri tek rritja e madhe e çmimeve të materialeve dhe shërbimeve dhe probleme në realizimin e projekteve, megjithatë furnizimi i pajisjeve për këtë projekt posaçërisht për stacionin transformator 400/111 në Ohër, po zhvillohet me tempo të shpejtë”, thonë nga MEPSO.

Me ndërtimin e këtij interkonekcioni si projekt strategjik nga korridori energjetik lindje- perëndim, SH.A MEPSO, siç e theksojnë, e konfirmon përkushtimin e plotë për ndërtimin e sistemit të përçimit stabil në shtet.

“Investimi për të cilën nga ana e BERZH dhe ËBIF janë siguruar 17.2 milionë euro, cilësohet si hap para drejt tranzicionit energjetik dhe drejt sigurisë energjetike të vendit dhe rajonit”, thonë nga MEPSO.

Ata theksojnë se planifikimi strategjik dhe menaxhimi me investimet në rrjetin elektroenergjetik të transmetimit të cilat përfshijnë modernizim të impianteve, ndërtim të përçuesve të rinj dhe trafostacioneve do të vazhdojë në periudhën e dimrit me qëllimin e vetëm që të sigurohet furnizim i besueshëm me energji elektrike.

“Energjetika është thelbi për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa projektet e tilla ndihmojnë shumë ekonominë, investimet, për zhvillim më të shpejtë dhe për rritje të rrogave”, shtojnë nga MEPSO.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu