Dron mbi kokën e Edi Ramës (VIDEO)

Sot u inaugurua në oborrin e Ministrisë së Brendshme “Bunk Art 2”, muzeu dëshmi e gjallë e torturave të diktaturës komuniste në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e këtij bunkeri ka si mision kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit.

Por të pakënaqurit nga inaugurimi i Bunk’art 2 nuk kanë nguruar ta shprehin revoltën e tyre.

Teksa kryeministri Edi Rama fliste për synimin e këtij muzeu, në qiell është valëvitur me dron një pankartë.

“Edi Rama kërko falje. Rama të kërkojë falje për vrasjen e Hafzi Nelës”, ishte pankarta e lëshuar nga ish të përndjekurit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu