Droni ka filluar të zëvendësojë bujkun

Fermerët në Maqedoninë e Veriut shumë pak i përdorin përfitimet e teknologjisë informatike për avancimin dhe racionalizimin e prodhimtarisë bujqësore, përkundër trendeve botërorore që tregojnë se nëse dëshirojmë të kapim hapin me rrjedhat moderne në botë, nevojitet që gradualisht të ndryshohet vetëdija dhe modernizohet bujqësia në shtet, shkruan gazeta KOHA.

Ekspertët thonë se puna e përbashkët e sektorit të teknologjisë informatike dhe bujqësisë do të përgatiste bujqësinë për konkurrencën e madhe nesër të BE -së, do të sillte inovacione , teknologji të reja dhe mbi të gjitha do të zvogëlonte nga njëra anë koston e prodhimit, ndërsa nga ana tjetër do të rriste fitimin e fermerëve.
Në Kroaci, në kombinatin modern Belje veç më kanë filluar që tek një pjesë e prodhimtarisë të zbatojnë bujqësinë e shekullit 21 ku mbi arat pjellore fluturojnë dronët. Në këtë mënyrë zgjidhen problemet e ndryshme me insektet dhe keqbërësit e tjerë, ulen harxhimet si dhe rritet produktiviteti i punës. Gjithashtu, përvojat e përdorimit të droneve tregojnë se me incizimet e tyre mundësohet përdorimi optimal i plehrave artificial, si dhe fitohen informacione të dobishme për dëmtimet nga uji apo kafshët e ndryshme të arave punuese, kontrolli i nivelit të ujërave .

BUJQIT E MOSHUAR MË LARG TEKNOLOGJISË

Në ndërkohë, një pjesë e përfaqësuesve të fermerëve thonë se bujqësia vendore akoma është shumë larg përdorimit jo vetëm të kompjuterëve, por edhe të mënyrave të tjera që ofron teknologjia moderne në bujqësi.

“Një gjë e tillë përdoret kur ke plasman të sigurt dhe shitje prej 20-30 tonë dhe jo prodhim në 2000 deri 3000 dekarë tokë. Me fjalë të tjera, teknologjia jo se nuk është e mirë dhe e dobishme, megjithatë ajo do të mund të përdorej tek ne po të kishim një nivel tjetër të zhvillimit. Në shtet mungon kompjuterizimi, për shkak të qasjes ndaj prodhimtarisë bujqësore, si dhe për shak të relacioneve akoma të vendosura si duhet midis institucioneve, shkencës dhe prodhuesve.Me fjalë të tjera, zgjidhjet moderne softuerike përdoren te hapësirat e mëdha bujqësore ku paraprakisht është siguruar edhe plasmani i sigurt për dallim prej praktikës tonë që në përgjithësi mungon një gjë e tillë”, thotë kryetari i Sindikatës së bujqve në Strumicë, Risto Velkov.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se në terren mund të vërehet modernizim gradual i bujqësisë dhe përdorimi i teknologjive moderne, megjithatë diçka e tillë më shumë përdoret nga bujqit e ri që janë të pakët në numër. “Programet e ndryshme kompjuterike apo softueri janë relativisht të lira dhe të disponueshme për bujqit individual dhe kushtojnë prej 130 deri 140 euro në vit, ku mund të ndiqet spërkatja apo mbjellja edhe përmes celularit, në mos përmes kompjuterit apo llaptopit. Megjithatë, risi të tilla vështirë pranohen në bujqësi , që sidomos është e shprehur te bujqit më të moshuar. Fermerët e rinj tregojnë interesim dhe dëshirojnë të vendosin metoda moderne në punën e tyre, ndërsa përvoja e tyre tregon se bujqit që përdorin mjete të avanvuara kanë rritur të mbjellat, kanë rritur cilësinë dhe kanë shitur në treg prodhime më konkurruese”, thotë Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas tij, përdorimi i zgjidhjeve softuerike po bëhet domosdoshmëri për shkak se vetëm në këtë mënyrë bujqit do të munden në mënyrë të saktë të parashikojnë prodhimtarinë e tyre, të korigjojnë procesin e prodhimit dhe të sjellin vendime të mira. Bile në mungesë të të dhënave në kohën e duhur dhe pa vonesa, që sigurojnë ndjekjen e prodhimit dhe sigurojnë cilësinë dhe prejardhjen e rendimentit, edhe ardhmëria e kompanive bujqësore është mjaft e pasigurt shton ai.

FERMERËT FAMILJAR KANË NEVOJË PËR INOVACIONE TË VAZHDUESHME

Në ndërkohë, ekspertët e informatikës thonë se janë të panumërta mundësitë që ofron përdorimi i teknologjisë informatike në bujqësi, duke filluar nga vendosja e senzorëve në truall për ndjekjen e gjendjes së saj, dronet për incizimin e tokave punuese, prodhimin e automatizuar të qumështit, kurset e ndryshme onlajn, shitja dhe marketingu onlajn.

Kohë më parë edhe nga FAO (Organizata Botërore e Ushqimit e OKB-së), theksuan se bujqësisë në vend i nevojiten risi dhe digjitalizim, përmirësimi i lidhjeve midis prodhuesve, përpunuesve dhe tregjeve. “Nevojitet që sa më parë të zgjidhet problem me parcelat e shëprndara si dhe të realizohet transformimi ndaj sistemeve të qëndrueshme të ushqimit.Njëherësh në kohën digjitale, bujqit e vegjël dhe fermerët familjar tek ju kanë nevojë për inovacione të vazhdueshme, ndërsa për këtë ju neovojitet përkrahja më e madhe me rritjen e shërbimeve këshilluese”, thotë Vladimir Rahmanin, ndihmës drejtor i FAO.

Sipas tij, subvencionet në shtetet e rajonit janë pozitive për shkak se ndihmojnë rritjen në bujqësi dhe zhvillim rural, megjithatë, shton ai, FAO sugjeron që fokusi të vendoset në iniciativat për përkrahje dhe zhvillim që ndihmojnë rritjen e konkurrencës së totalit të bujqësisë, përmes përmirësimit të kushteve për punë të bujqve dhe rritjes së qasjes së tyre ndaj diturisë, me çka krijohen edhe vende të reja pune. Vlerësohet se bujqësia jo vetëm në Maqedoninë e Veriut , por në tërë botën ballafaqohet me sfida të mëdha si kurrë më parë. Për të prodhuar mjaftueshëm ushqim, dhe për të qenë një biznes profitabil, prodhimtaria bujqësore e ka patjetër të ulë investimet, të rrisë rendimentet dhe të njejtën kohë të ulë edhe rreziqet që mbart prodhimtaria bujqësore në tërësi. Njëherësh nevojitet të ruhet edhe cilësia e truallit dhe ambienti jetësor. (koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu