Duka vs Agolli, përballja e mjekëve për komunën e Dibrës

Në komunën e Dibrës tashmë dihet përballja e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 prillit, të cilat do të zhvillohen në pako me ato presidenciale. Aleanca për Shqiptarët (ASH) ditë më parë caktoi doktorin Arben Agolli si kandidat për kryetar komune, i cili për herë të dyti i hynë kësaj gare, pas humbjes së saj në zgjedhjet e fundit lokale me një diferencë tejet të vogël përballë ish-kryetarit të ndjerë të komunës nga radhët e BDI-së, Ruzhdi Lata.

Por BDI kësaj radhe garon me doktorin Hekuran Duka, i cili ka marrë dritë jeshile të përkrahjes nga organet partiake. Duka dhe Agolli shihet si një garë e fortë mes dy kandidatëve që gëzojnë autoritet mes Dibranëve. Të dy janë kolegë që punojnë në Spitalin e Dibrës, njëri specialist urolog, ndërsa tjetri specialist pediatër. Duke deri tani kryen funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës duke zëvendësuar kryetarin e ndjerë Ruzhdi Lata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu