DW: Reagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve

Socialdemokratët shtuan votat në zgjedhjet e Bundestagut, Unioni pësoi humbje të ndjeshme. Por krijimi i një koalicioni qeverisës do të jetë i vështirë. Si reagon ekonomia gjermane pas rezultateve zyrtare paraprake?

Gjermania ka përpara muaj të vështirë të negociatave për krijimin e një koalicioni. Marcel Fratzscher, president i DIW, Institutit Gjerman të Ekonomisë, shprehet se ai shpreson që partitë të mos bien dakord vetëm për emëruesin më të vogël të përbashkët, por të ndajnë detyrat me njëra-tjetrën me mençuri, guxim dhe me vendosmërinë e nevojshme për ndryshim. Gjermania ndodhet para sfidës më të madhe prej kohësh. Qeveria e re duhet shpejt të marrë vendime të së ardhmes në lidhje me klimën, transformimin digjital dhe rinovimin social. Nëse nuk ia del me këtë, atëherë vihet në pikëpyetje mirëqenia ekonomike e Gjermanisë dhe Europa rrezikon të humbë në konkurrencën e sistemeve me Kinën dhe SHBA.

Kommentarbild Marcel Fratzscher PROVISORISCH NUR APP

Lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur

Kurse ekonomisti Jens-Oliver Niklasch, nga Banka e landit të Baden-Vyrtembergut, LBBW shprehet se nga pikëpamja e tregut është një lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur. “Partitë e tjera që mund të qeverisin nuk dallojnë shumë në temat ekonomike dhe politike-financiare, që kompromiset të bëhen të pamundura.”

Dr. Jens-Oliver Niklasch

Edhe Jörg Krämer kryekonomisti i Commerzbank shprehet se “shumë sipërmarrës dhe aksionerë duhet të jenë të lehtësuar, që një aleancë me SPD-Të Gjelbrit-dhe e E Majta nuk arrin shumicën në Bundestag. Kjo forcon pozicionin negociues të FDP-së, pa të nuk mund të krijohet një koalicion stabil, po të lesh mënjanë koalicionin e madh.” Për Krämerqeveria e re ka detyra të vështira përpara. Ndryshe nga Angela Merkel në vitin 2005, qeveria e re nuk merr përsipër një ekonomi popullore me avantazhe në vend. Po të matet me faktorë si kohëzgjatja e proceseve të lejeve apo gjyqësore, tatimet etj, me rëndësi për funksionalitetin konkret të sipërmarrjeve, Gjermania brenda BE zë vende mesatare. Para 10 vjetësh Gjermania ndodhej në çerekun e parë të renditjeve.”

Jörg Krämer, Chefökonom der Commerzbank

Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave

Kurse Gabriel Felbermayr, presidenti i Institutit për Ekonominë botërore, IFW e sheh me shqetësim, që Gjermania ka përpara muaj të vështirë të krijimit të qeverisë. Pavarësisht se cili koalicion krijohej, …duhet të llogaritet me atë që qeveria e re do të jetë relativisht e dobët, sepse partitë me pozicione ideologjike të ndryshme, do të duhet të bien dakord për një program. Paralizimi i gjatë dhe pasiguria politike nuk ndihmojnë aspak ekonominë, sidomos para detyrave të vështira të së ardhmes.”

Deutschland Gabriel Felbermayr, Präsident Institut für Weltwirtschaft

Për Thomas Gitzel, kryekonomist i VP Bank, rezultati zgjedhor në Gjermani do të pritet me qetësi nga tregjet financiare. Për një aleancë të majtë me shumë gjasa nuk mjafton rezultati. Me këtë është mënjanuar rreziku më i madh për tregjet financiare. Me këtë rezultat kuptohet edhe diçka tjetër: nuk ka një ndërprerje të plotë me punën e deritanishme qeveritare. Edhe nëse SPD-së merrzyrën e kancelarit do të thotë vijimësi. Për Olaf Scholz kanë rëndësi finanacat solide edhe kjo do t’i qetësojë tregjet financiare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu