DW: A do të ketë zgjedhje në Maqedoni? Heshtje një javë para vendimit të madh

Nëse liderët e katër partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos vlerësojnë se ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, atëherë ata do të ballafaqohen me testin e dy rreziqeve kryesore: njëri ka të bëjë me funksionimin e PSP-së, ndërsa tjetri me “listën e pastruar” zgjedhore, thuhet në analizën e servisit maqedonas të Deutsche Welles.
Edhe një javë skadon afati ku liderët e katër partive nën shkruese të marrëveshjes së Përzhinos do të duhet të vlerësojnë se a ka kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

Mes tjerash deri më tani nuk ka ndonjë sinjal që liderët e partive politike po pregaditen për vlerësimin e të arriturave që janë paraparë në marrëveshjen e Përzhinios.

Vërshimet e fundit që ndodhën natën e 6 gushtit, numri i viktimave dhe dëmet e shkaktuara materiale ndikuan që përqendrimi i opinionit të zhvendoset në rajone e vërshuara dhe më këtë agjenda e Përzhinos mbeti nën hije. Kështu sot ka shkruar DW (Dojçe vele) në gjuhën maqedonase, transmeton Zhurnal.

Në opinion spekulohet se “ekziston marrëveshje ndërpartiake që të merret pjesë në zgjedhje me çdo çmim” edhe pse është e pa qartë se si mund të pranojnë partitë opozitare nëse zgjedhjet dakordohen të mbahen pa përmbushjen e kushteve minimale për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike.

 

Me këtë, partitë politike do të ballafaqohen me testin e dy reziqeve kryesore: njëra ka të bëjë me funksionimin e PSP-së ndërsa tjetra ka të bëjë me “listën e pastruar” zgjedhore.

“Gjykata kushtetuese vazhdon me punën nga një shtatori dhe duhet së pari të deklarohet për kushtetuetshëmrinë e PSP-së, pa marrë parasysh se për çfarë janë dakorduar liderët e partive politike, në afat prej pesë ditëve ta rivotojnë vendim ku PSP-ja do të funksionoj lirshëm pa pengesa, por e njëjta në praktikë nuk do të ecë as shpejtë as lehtë sepse do të varet nga ajo se çfarë vendimi do të merr gjykata – se a do ti largojnë disa pjesë të ligjit ose do ta largon në tërësi” – paralajmërojnë ekspertët juridik.

Opsioni i fundit i mundshëm, mund të jetë të formohet PSP-ja që nga fillimi, e cila do të merrte shumë kohë për realizim të kësaj procedure si dhe shpjegime të ndryshme rreth faktit se a do vazhdojnë pasojat juridike për personat që deri më tani kanë qenë nën hetime të PSP-së.

Rreziku i dytë i kompromentuar për kushte për mbajtje të zgjedhjeve fer të drejta dhe kredibilie, është fati i listës zgjedhore e cila gjithashtu do të jetë para gjykatës kushtetuese, e cila pas nismës së BDI-së për vlerësimin e kushtetutshtmërsisë të vendimit të KSHZ-së, për të fshirë 39502 votues. Kjo nismë e BDI-së do të jetë në vlerësim para gjykatës kushtetuese.

Afati për paraqitjen në KSHZ, për personat që kanë qenë në listën e kontestueshme mbaroi me 19 gusht, në atë afat gjithsej janë paraqitur 8 922 qytetarë, të cilët e kanë konfirmuar votën e tyre, ndërsa personat tjerë që nuk e kanë konfirmuar votën e tyre në afatin paraprak do të kenë një mundësi shtesë që të paraqiten gjatë procesit të inspektimit publik në listën zgjedhore para zgjedhjeve.

Ndryshe, vlerësimi i Gjykatës kushtetuese rreth kësaj nisme mund të ndikon edhe në pregaditjen procesit zgjedhor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu