Dy granata janë gjetur në Liqenin e Ohrit

Dy granata janë gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të bregut, kumtoi MPB.

Rastin në polici dje në mëngjes e ka paraqitur I.A. (35) nga Ohri. Nëpunësit policor kanë konfirmuar se granatat janë pesëdhjetë metra nga bregu në thellësi prej rreth tre metra.

Për granatat e gjetura policia e ka informuar Qendrën për Menaxhim me Kriza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu