Një person ka grushtuar një zyrtar policor gjatë ditës së sotme. Rasti ka ndodhur në Klinë, teksa një lexues ka dërguar një video në redaksinë e Insajderit momenti kur qytetari sulmon fizikisht policin.
Teksa qytetari po grushtonte policin në video shihet reagimi indiferent i dy policëve të tjerë të cilët nuk bëjnë asnjë veprim për ta arrestuar qytetarin i cili po e sulmonte policin.
Për ta ndal dhunën ndërhynë një qytetar por pavarësitë kësaj dhuna nuk arrihet të ndalet. Qytetari vazhdon ta godas zyrtarin policor.
Nuk është e qartë arsyeja përse qytetari ka sulmuar fizikisht policin.










