Dy shtete të ballkanit me retorikë lufte mes njëra tjetrës pas armatosjes

Serbia dhe Kroacia kanë acaruar ndjeshëm raportet mes tyre. Qeveria serbe vendosi të shpallë “non grata” ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstičević.

Vendimi erdhi pasi Kroacia kishte shpallur “non grata” ministrin serb të Mbrojtjes, Vulin pas incidentit me flamurin kroat, shkruan Albeu.com.

Vendet janë gjithashtu në ethet e një armatimi reciprok, gjë e cila ka shkaktuar mjaft shqetësim se në periudhat në vijim të mund të kemi ndonjë episod të nxehtë.

Kroacia ka vendosur sëfundmi të blejë avionë luftarak F-16 nga Izraeli, ndërsa Serbia ka marrë disa Mig-29 nga Bjellorusia dhe Rusia. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu