Dyfytyrësia nuk ka fund: E sulmuan në të gjitha format ASH-në në Tetovë, tani flasin se mospërçarja e ASH është në interes të BESËS

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, ka shkruar në fejsbukun e tij, një status ku kërkon nga anëtarët e Aleancës për Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve, sepse përçarja e saj nuk i bën mir opozitarizmit shqiptar, veçse shkon në favor të Lsdm-Bdi. Raporton news33.tv

Më tej ai shton se edhe Lëvizja Besa nuk e do një përçarje të tillë brenda Aleancës, sepse sipas tij, ky dobësim nuk është as në favor të Besës.

Shkrimi i plotë i Limanit:

ALEANCA PËR SHQIPTARËT !

● Në interes të Lëvizjes Besa dhe të shqiptarve në këtë vend është që Aleanca për Shqiptarët të mbetet kompakte, pas dorëheqjes së parevokueshme të Ziadin Selës.

● Pasuesi i Aleanceës të përzgjidhet mbi bazën e vullnetit shumicë të strukturës, i cili në cikle të fundit zgjedhore ngadhnjeu kundër diktaturës dhe solli fitore në rradhët e subjektit.

● Përçarja dhe dobësimi i Aleancës është në shërbim të projekteve të errta të LSDM-BDI-së, e cila në dy dekada veproi mbi bazën e thënies:
– “Përçaj e sundo” !

● Shqiptarët presin bashkimin e opozitës dhe nuk ndjejnë “uritje”, për atë se cili është ose do të bëhet prijës i partive opozitare.

*Ps: Bashkimi sjellë fitore dhe faqe-bardhësi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu