E bujshme, prokuroria italiane e Katanias nis procedimin penal ndaj Saimir Tahirit

Pas dosjes së bujshme të bërë publike ditët e fundit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, bëhet e ditur se prokuroria e Katanias ka nisur procedimin penal në ngarkim të Tahirit.

Nga dosja e bërë publike mësohet se procedimi ndaj ish-ministrit është bërë më 27 tetor dhe se procedimi ka nisur pas skërkesës së prokurores Rovena Gashi.

Është gazetari Artan Hoxha ai që ben me dije lajmin e bujshëm.

Hoxha shkruan në Facebook:

Me ne fund te verteten se si do te rezultoje Saimir Tahiri nga ceshtja Habilaj, do e marrim vesh nga prokuroria e Katanias…

Ne date 27 tetor 2017 prokuroria e Katanias ka rregjistruar procedimin penal ne ngarkim te ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri. Fiks 10 dite pasi prokuroria e krimeve te renda kishte rregjistruar procedimin nr. 431 ne ngarkim te Tahirit ne Tirane me 17 tetor 2017 nisur nga artikujt ne median italiane dhe shqiptare.

Procedimi ne Itali eshte bere pas kerkeses te prokurores Rovena Gashi, drejtoresha e mardhenieve me jashte ne prokurorine e pergjithshme. Gashi ka derguar si material shtese edhe deklarimet publik te ish-oficerit te antidroges Dritan Zagani.

Ne daten 27 tetor ne Katania ka udhetuar kreu i prokurorise se Krimeve te Renda Besim Hajdarmata dhe prokurori Genti Osmani. Ata kane qendruar per 3 dite ne Katania per te shkembyer informacion dhe per te terhequr dosjen Habilaj…Ish-ministri Tahiri kishte siguruar ne date 20 tetor 2017 nje vertetim nga prokurori e Katanias, se ndaj tij nuk kishte procedim penal.

Por nje jave me pas prokuroria italiane nisi rregjistroi procedimin ndaj tij…

Tani se paku kemi nje hetim te paanshem dhe te papolitizuar qe do na thote te verteten…”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu