“E dua burrin si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren, i hapi lajmet me deklaratë dashurie për banorin e Big Brother

Spikerja Emirjada Muço është shkarkuar nga puna e saj në RTSH pas deklaratës që ka bërë në hyrje të një edicioni lajmesh, ku tha se dëshironte një bashkëshort si banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Largimin nga puna e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, teksa shton se pas ekranit të RTSH-së fshihen njerëz të vegjël që mezi e prisnin që ajo të bënte një deklaratë të tillë në mënyrë që, sipas saj, të kishin arsye për ta larguar.

RTSH deklaroi se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH për qëndrime personale.

Pjesë nga postimi:

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha, madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania.

Ajo cka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre.

Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë. Punësimet pa asnjë kriter, vjedhjet me tendera e karburante, bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera….”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu