E hëngri plumbin për punë femrash, zbardhet shkaku i atentatit të 23-vjeçarit

Denis Brahimi u plagos ditën e djeshme nga dy persona, të cilët janë ende në kërkim nga policia. Ndërkohë, sot është zbardhur dhe motivi i konfliktit mes 23-vjeçarit dhe dy të rinjve të tjerë që akuzohen për plagosje.

Brahimi mësohet të ketë ngacmuar motrën e G.Ç., një prej personave të shpallur në kërkim, thanë për “Syri.net” burime nga grupi hetimor. Ishte pikërisht 23-vjeçari G.Ç. ai që shkrepi armën duk lënë të plagosur Brahimin, i cili mori një plumb në këmbë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Vlorës dha detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme nga Policia në lidhje me ngjarjen (plagosjen me armë zjarri), të ndodhur në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas, ju informojmë së:

Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B., duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dhe janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volkswagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip ”Ford Fiesta” Policia ka konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike Cannabis Sativa. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • dy automjete, një mjet Volkswagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar,

• lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje. Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu