Legjenda e Brazilit, Cafu, nuk po kalon momente të mira në jetën private. Ish-mbrojtësi vuajti falimentimin dhe humbjen e pjesës më të madhe të pasurisë së tij, ndërsa tashmë merr goditjen përfundimtare.
Djali i tij Danilo Feliciano de Moreas ka humbur jetë duke luajtur futboll me shokët ditën e mërkurë. 30-vjeçari nuk u ndje mirë në fushën e lojës dhe u transportua direkt në spital nga shokët e tij.
Ndihma e doktorëve nuk i bëri punë, pasi i riu nuk ia doli të mbijetonte. Lajmi u përhap me shpejtësi në Brazil, ndërsa reagoi dhe klubi brazilian i Sao Paolos duke i qëndruar pranë ish-lojtarit të tyre.
Danilo ishte djali më i madh i shtëpisë dhe gëzimi i parë për ish-lojtarin. Cafu ka luajtur 142 ndeshje me Brazilin dhe ka fituar Kupën e Botës dy herë, në vitin 1994 dhe 2002.










