E konfirmojnë shkencëtarët amerikanë: Agjërimi është dieta më e mirë për një jetë të gjatë

Një jetë e gjatë dhe e shëndetshme vështirë se mund të arrihet pa një dietë të shëndetshme e të balancuar mirë.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se ajo se sa herë një person ushqehet brenda dite sjell më së shumti përfitime

Dr. Mark Matttson, profesor i neuroshkencës në një universitet të Amerikës, ka treguar se agjërimi me intervale të çrregullta (intermittent fasting) mund të jetë sekreti për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Ky lloj i agjërimit është një lloj diete ku keni të drejtë të hani vetëm në periudha të caktuara të ditës.

P.sh. ju e keni një kornizë kohore prej 6 orëve ose 8 orëve në ditë gjatë së cilës keni drejt të ushqeheni.

Dr Mattson thotë se proceset që zhvillohen përmes kësaj diete e përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak, e rrisin rezistencën ndaj stresit, e zvogëlojnë inflamacionin, etj.

Dëshmitë shkencore tregojnë se agjërimi me intervale të çrregullta e ulë edhe rrezikun e obezitetit dhe diabetit.

Veç kësaj, ky lloj i agjërimit e përmirëson edhe shëndetin e trurit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu