E paimagjinueshme për një shqiptar, 36 vjet hapje kanali me krah, për t’i sjellë ujë fshatit (VIDEO)

Një fermer tepër këmbëngulës kinez kaloi 36 vjet duke gërmuar një kanal nëpër tre male dhe 10 kodra, duke përdorur mjete dore dhe eksplozivë për të sjellë ujë në fshatin e tij të largët.

Huang Dafa hapi një kanal uji rreth dhjetë kilometra në gjatësi. Dafa, së bashku me fshatarët që besuan në planin e tij, gërmuan kanalin e ujit çdo ditë që nga viti 1958. Projekti u përfundua në fund të 1994.

Para se të përfundonte kanali, fshati Caowangba kishte një problem serioz të mungesës së ujit. E vendosur në 1250 metra mbi nivelin e detit, fshati i Huang Dafas nuk kishte burim uji.

Vendasve u duhej të udhëtonin për dy orë në fshatin tjetër të Yebiaos, ku do të prisnin gjithë ditën në radhë vetëm për të arritur tek uji i pijshëm. Ky fshat, i cili ka një popullsi prej 1.200, do të përdor gjithashtu ujërat e shiut të ruajtur nga puset.

Në Shqipëri, shumë fshatra nuk kanë ujë ngjashëm me rastin kinez. Por vështirë të mendohet se mund ta dalë ndonjë hero i punës dhe këmbënguljes, për t’i sjellë ujë fshatit si kinezi Huang Dafa. /tesheshi.com/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu