E quante të trashë dhe të shëmtuar, shikoni si i hakmerret ish-të dashurit pasi humbi 70 kilogramë (FOTO)

Një nënë e cila vuante nga mbipesha i është hakmarrë në mënyrën më të mirë të mundshme ish-të dashurit të saj, i cili vazhdimisht e përulte dhe ngacmonte për shkak të mbipeshës.

Por këtë gjë arriti vetëm atëherë kur humbi mbi 70 kilogramë, dhe fitoi epitetin e një femre seksi, transmeton Telegrafi.

Alvina Raynen e kishte ngacmuar vazhdimisht ish-i dashuri i cili e quante “copë mbeturine e trashë” kur ajo fitoi plotë 125 kilogramë, por gjërat ndryshuan kur humbi 70 kilogramë dhe krijoi linja seksi të trupit, ndërsa ai i kërkonte të ribashkoheshin.

1-488

Duke shpresuar se do të rehabilitohej nga fyerjet e tij të vazhdueshme, 32-vjeçarja konsumonte nga 5 mijë kalori në ditë, duke përfshirë ushqim të shpejtë, ëmbëlsira, patatina dhe specialitete tjera të yndyrshme.

Por me kalimin e kohës ajo u trash aq shumë sa që u detyrua të blej rroba për meshkuj, pasi që ato të femrave ishin shumë të vogla për të.

2-205

Ndërkaq në vitin 2009, Alvina nga Philadelphia e Pennsylvanias, vendosi t’i japë fund lidhjes së saj, dhe përfundimisht hoqi dorë nga ushqimi i yndyrshëm dhe kalorik.

3-168

Ajo filloi të konsumoi ushqim të shëndetshëm dhe iu nënshtruar dietave strikte dhe brenda disa muajve humbi mbi 70 kilogramë, për t’ia dëshmuar ish-të dashurit se e kishte gabim kur e quante të trashë.

4-131

Pasi fitoi linjat trupore që i kishte ëndërruar gjithnjë, ajo gjeti partnerin e saj me të cilin u martua, ndërsa ish-i dashuri mbeti gojëhapur për faktin se si ishte transformuar trupi i saj duke i dhënë epitetin e seks simbolit.

5-107

“Më kujtohet kur më thoshte se nëse më braktis ai, askush nuk do të dëshiron të dalë me mua, pasi që jam e trashë dhe e shëmtuar dhe se kurrë nuk do të mundem të humb në peshë”, ka deklaruar Alvina. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu