Banka Botërore paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të çmimit të naftës, por jo vetëm, shkruan CNN.
Në një raport të ri, Banka thotë se ndikimi i konfliktit ka qenë i kufizuar deri më tani, me çmimin e naftës që është rritur rreth 6%, ndërsa çmimet e mallrave të tjera nuk kanë lëvizur ndjeshëm.
Banka paralajmëron se një përshkallëzim i konfliktit Izrael-Palestinë, i kombinuar me luftën Rusi-Ukraine, mund të çojë në një “tronditje” të dyfishtë.
Banka Botërore paralajmëroi gjithashtu se çmimet më të larta të naftës do të çonin në çmime më të larta të ushqimeve, duke rritur pasigurinë ushqimore në të gjithë botën.