E tmerrshme, ylli i Liverpoolit e humbi komplet sezonin e ri për shkak të lëndimit që e pësoi në Champions

Alex Oxlade-Chamberlain është përjashtuar nga planet e Liverpoolit për sezonin e ri dhe trajneri Jurgen Klopp e pranon se do të jetë bonus nëse mesfushori anglez ia del ta luajë qoftë edhe një ndeshje garuese para majit të vitit të ardhshëm.

24-vjeçari e humbi ndeshjen finale të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës 2018 për Anglinë për shkak të lëndimit në gju që e pësoi në gjysmëfinale kundër Romës më 24 prill. Sot është konfirmuar se Oxlade-Chamberlain ka pësuar dëme të shumëfishta në ligament dhe pritet të jetë jashtë fushës për 12 muaj të plotë, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli dhe vetë lojtari e dinin sa i rëndë ishte lëndimi pak ditë pas triumfit në gjysmëfinale në “Anfield”, por refuzuan të dilnin publikisht me diagnozën me kërkesë të përfaqësuesit anglez. Oxlade-Chamberlain nuk kishte dashur që lëndimi i tij i rëndë t’i shqetësonte bashkëlojtarët e tij që po përgatiteshin për finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe e kishin mbajtur atë të fshehtë.

Ish-ylli i Arsenali iu nënshtrua operacionit tetë ditë pas lëndimit. Ai pritet të jetë operimi i vetëm i nevojshëm për të.

Riaftësimi i tij ka nisur dhe Liverpooli nuk e sheh lëndimin si përcaktues të karrierës së tij, edhe pse e pranon se do të duhet një vit i tërë për t’u rehabilituar.

Klopp ka thënë tani është koha të tregohet e vërteta për lëndimin e Ox.

“Ndiej se tani është koha e duhur për t’u treguar njerëzve se Ox do të fokusohet në rehabilitim dhe riaftësim sezonin që vijon”, tha Klopp.

“E kemi ditur këtë prej ditës kur u lëndua dhe pas operimit të suksesshëm u siguruam. Shpresoj se të gjithë do ta trajtojnë këtë me përgjegjësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu