E tregon vetë Cristiano: Ja arsyeja pse u largova tek Juventusi

Cristiano Ronaldo është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, la Real Madridin për t’iu bashkuar skuadrës më të trofeshme në Itali.

Në prezantimin para gazetarëve, Ronaldo ka treguar edhe arsyet se pse ka përzgjedhur Juventusin.

“Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”, tha Ronaldo.

Kujtojmë se Juventusi pagoi 112 milionë euro për shërbimet e portugezit, i cili pritet të ketë një pagë prej 30 milionë euro në sezon./Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu