E vërteta e fshehur, sa shqiptarë ka Maqedonia e Veriut?

Nga: Bardhyl Berberi

Para pak ditësh qeveria bëri një njoftim zyrtar se do të ketë një regjistrim të ri të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Pas votimit të ligjit të gjuhës shqipe mes tensionit në Maqedoni forca të ndryshme politike maqedonase dhe faktori ndërkombëtar kanë kërkuar që të dinë të vërtetën se sa shqiptarë jetojnë realisht në Maqedoni . Në një dalje publike për regjistrimin e popullsisë ka folur edhe kryeministri aktual Zoran Zaev .

Një miku im profesor në Universitetin e Strugës më tha se ky regjistrim i popullsisë në Maqedoni do t`i nxjerrë maqedonasit me “ ëpucë të kuqe”. Por para disa muajsh,Deno Doncev, sekretari i përgjithshëm i VMRO –DPMNE, ka bërë një deklaratë bombë para mediave maqedonase mbi nacionalistët ekstremë maqedonas , ai ka deklaruar se një pjesë e analistëve në Maqedoni theksojnë se numri i shqiptarëve shkon në mbi 47 % të popullatës në Maqedoni kjo deklaratë vjen në një kohë kur propagandohet se në Maqedoni nuk ka më shumë se 18% shqiptarë …Jo pa qëllim bëhen këto deklarata në këtë moment, pasi kjo ka një prapavijë politike edhe ka si qëllim që sipas Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët gëzojnë statusin shtetformues, kur janë mbi 20% të popullatës fitojnë të drejta specifike.

Kështu dhe ekstremistët maqedonas mos realizimin e marrëveshjes së Ohrit e lidhin me këtë fakt, ata ulin përqindjen e popullsisë nën 20 % …Natyrshëm lind pyetja cilat janë manipulimet dhe anomalitë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut që kanë manipuluar shifrat e vërteta të numrit të shqiptarëve atje.

Së pari, më absurdja është se nëse nuk je një vit rresht në Maqedoni nuk ke të drejtë të regjistrohesh ,kur dihet sipas vetë statistikave zyrtare shtetërore se 1/3 e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni janë në emigracion.

Së dyti regjistrimi I popullsisë është zhvilluar gjithmonë në tetor nuk është I përshtatshëm pasi të gjithë emigrantët janë jashtë shtetit dhe ata kthehen në muajt e verës dhe regjistrimi duhet të kryhet gjatë verës madje jo t ë vazhdojë 15 ditë sa është caktuar por të paktën 1 muaj.

Po le të sjellim disa argumente me shifra konkrete rreth argumentit të numrit të vërtetë të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Nëse shkon në Veleshtë nga 1700 shtëpi që ka fshati 700 janë të mbyllura me kyç pasi janë në emigracion ,në Radushë nga 3000 banorë 1500 janë në emigracion ,po kështu në qytetin e Strugës ku shqiptarët janë shumicë gati 70 % mbi 35 % e shqiptarëve që banojnë në qytetin e Strugës janë në emigracion apo në rajonin e Pollogut që janë mbi 50 % e shtëpive të mbyllura pasi janë në emigracion.

Por le të marrim statistikat zyrtare të vetë entit shtetëror maqedonas .Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë lindur 22945 foshnja prej të cilave nga nënat shqiptare janë 57,5 % nga totali i lindjeve. Po ashtu duke iu referuar statistikave zyrtare maqedonase gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë vdekur 19060 persona prej të cilëve 14032 janë maqedonas dhe 3023 janë shqiptarë dhe pjesa tjetër romë e turçelinj. Pra, në Maqedoni, maqedonasit vdesin më shumë dhe lindin më pak.

Po le të vazhdojmë analizën tonë me vetë statistikën zyrtare të entit shtetëror . Në Maqedoni në shkollën fillore të totalit të gjithë nxënësve mbi 45% prej tyre janë shqiptarë dhe po tek kjo statistikë thuhet që kjo përqindje e nxënësve shqiptarë vazhdon prej 30 vjet rresht. Le të qëndrojmë brenda kësaj logjike të vetë shifrave zyrtare të statistikës shtetërore maqedonase del se fëmijët shqiptarë që para 30 vjetësh kanë qenë nga mosha 7 deri në 15 vjet tani janë 40 -45 vjeç ,për rrjedhojë gjatë vitit 2018 në Maqedoni janë më shumë se 45% shqiptarë.

Çdo lojë që mundohet që maqedonasit mundohet të manipulojnë me shifrat për përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni është një blof . Kështu, është një shpenzim i kotë i 15 -16 milionë euro që do të shpenzohen për regjistrimin e popullatës vetëm me statistikën e lindjeve dhe atë të vdekjeve dhe sa janë në emigracion dhe gjithçka është e përcaktuar dhe manipulimi nuk ka asnjë bazë pasi shifrat janë kokëforte. Ndërkohë që regjistrimin e kaluar të popullsisë janë 460 mijë shqiptarë që kanë ngelur pa u regjistruar.

Në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të zhvillohet regjistrimi i popullsisë prandaj kujdes shqiptarë të Maqedonisë ruajuni nga manipulimet e mësipërme që mund tju bëjnë maqedonasit . Faktojeni të vërtetën se sa jeni realisht për të qenë aty dinjitozë me të gjitha të drejtat që ju takojnë një nacionaliteti shtet formues e jo një pakicë kombëtare siç duan t’ju quajnë nacionalistë e tërbuar maqedonas të cilët kanë mbushur muret me parulla antishqiptare nga më të shëmtuarat që padyshim është një turp për ata që pretendojnë të shkojnë në Europë dhe të hyjnë në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu