Edhe Lëvizja BESA dëshiron të veprojë si e pavarur në Parlament

Duke komentuar ndarjen e Partisë Liberale Demokrate nga koalicioni i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, lideri i kësaj të fundit, Zoran Zaev ka njoftuar se edhe grupi parlamentar i Lëvizjes BESA dëshiron të veprojë e pavarur në Kuvend.

“E dini, se edhe partia më e madhe për nga numri i deputetëve në koalicionin “Mundemi”, Besa edhe ajo mendon. Ka 4 deputetë dhe dëshiron grup parlamentar. Ajo është e drejtë e tyre. Ata mund të ndahen dhe të veprojnë grup parlamentar dhe kështu të pavarura të veprojmë si koalicion”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ai thotë se kjo ndarje e partive të vogla, “me shumë gjasë vjen ngaqë ato në të kaluarën kanë vepruar nën hijen e partive të mëdha dhe nuk janë dukur mjaftueshëm.“Unë e kuptoj këtë”, tha Zaev.

Ndërkaq, paraprakisht, lideri i Besës, Bilall Kasami ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile, megjithatë ka bërë të ditur se dy deputetë të opozitës shqiptare janë në negociata për t’iu bashkuar koalicionin qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu