Edhe Zaev opitmist: Me BDI-në mund të kemi kandidat të përbashkët për president

Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti është shprehur optimist se mund të arrihet marrëveshje me partnerin më të madh të koalicionit për të dal në zgjedhjet presidenciale me kandidat të përbashkët, shkruan Gazeta Lajm.

Kryeministri tha se për emrat konkret të kandidatëve do të flitet në fazën e dytë të bisedimeve dhe paralajmëroi konsultime brenda partiake për këtë temë. Zaev paralajmëroi deri në fund të javës do të mësohet nëse do të arrihet marrëveshje me BDI-në për zgjedhjet presidenciale.

Zaev tha se gjatë takimit janë përmendur emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial, siç tha ai, favorit edhe për popullatën sipas anketave të fundit. Ai refuzoi të tregojë emra.

“Kemi folur per emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial. Më vjen mirë që edhe qytetarët shqiptarë, turk, vllahë i japin përkrahje një numri më të madh të kandidatëve që i kemi intervistuar, përfshirë edhe Dimitrovin. Anketat thonë, ata janë më të njohurit për popullatën. Ne kemi ndarë emra, e dini e si kandidatë kemi pasur shqiptarë, maqedonas”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu