Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti zhvillojnë takim sekret në Prizren, bashkimi kombëtar po afron

Të dëshpëruar nga vonesat në procesin eurointegrues, shqiptarët kanë bërë gati planin „B“ për bashkim kombëtarë. Kryeministri Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti gjatë vikendit janë takuar në Prizren për të disktuar implementimi e këtij plani të përgatitur më parë. Projekti në fjalë parasheh që Kosova me kufijtë aktual ti bashkangjitet Shqipërisë. Poashtu edhe komunat shqiptare në Maqedoni do të jenë pjesë e kësaj harte.

Një burim, i pranishëm në këtë takim bën të ditur për agjencinë e lajmeve INA, se tre liderët janë pajtuar se me këtë skenarë, shqiptarët do të kenë resurse më të mëdha natyrore, njerëzore si dhe ekonomi më të fortë dhe konkurruese. Githashtu, ushtria dhe policia shqiptare do të jetë më e fuqishme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e këtij territori. Mësohet se marrëveshja përkrahet edhe nga qarqe relevante maqedonase, të cilët qysh nga viti 2001 kanë propozuar ndarjen e Maqedonisë në baza etnike.

Me këtë njëherë e përgjithmonë do të zgjidhen cështjen e hapura në rajon.

Në kuadër të këtij plani, i cili ka gjetur mbështetje në Uashington dhe Berlin, parashihet edhe përmbyllja e konfliktit shqiptaro-serb, duke firmosur një dokument që parasheh të drejta reciproke për shqiptarët në Luginë dhe serbët që jetojnë në Kosovë. Gjithashtu do të arrihet një minishengen mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Herecegovinës.Mos u habitni sot është një prilli, dita e gënjeshtrave. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu