Edi Rama kërkon sqarime nga OKB: Pse Beogradi-Prishtina e jo Kosova-Serbia?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar zëdhënësin e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara për deklaratën e lëshuar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Në komunikatën zyrtare thuhet “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, e ky togfjalëshi i fundit ka bërë që të reagojë kreu i qeverisë shqiptare.

Ai ka kërkuar sqarime për këtë fjali të shkruar nga OKB.

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lëshim? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari Gjeneral nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë.”, shkroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu