Edi Rama lavdëron Pendarovskin si president, fyen Ilir Metën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dje nga Pusteci lavdëroi presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndërsa drejtoi akuza ndaj presidentit shqiptar, Ilir meta. Ai tha se Pendarovski, është kontrast i plotë nga kolegu i tij shqiptar Ilir Meta.

“Miku im i mirë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski është pjesë e përpjekjeve të popullit, shtetit, qeveisë, për t’i bindur vendet anëtare, Këshillin e Evropës se duhet të hapen negociatat. Ai është president me të cilin duhet të krenohesh. Presidenti i Shqipërisë është pjesë e përpjekjeve për të kundërtën. Ai është pjesë e përpjekjeve deri në fund të që krijohet dyshim se Shqipëria nuk meriton hapje të negociatave. Me sjelljen e re, qasja e tij, brutaliteti dhe mos përgjegjësia me të cilat ai e interpreton Kushtetutën dhe intervenimin skandaloz në procesin zgjedhor ai është në funksion të plotë të planit të paramenduar të opozitës. Ai është presidenti i cili na bën të ndihemi të turpëruar”, ka thënë Rama.

U përqendrua edhe në reagimin e tij të djeshëm lidhur me deklaratën e Pendarovskit dhe tha se kanë këmbyer mendime dhe se janë “sqaruar lidhur me deklaratën”.

“Shqipëria është një moment historik, si Maqedonia e Veriut, dy vendet presim të fillojnë negociata, por, për fat të keq, për dallim nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria është në përpjekje të brendshme për shpëtim nga kurthi që është vendosur nga njerëzit të cilët kanë për qëllim t’i pengojnë dhe t’i hedhin poshtë negociatat për anëtarësim në BE. Kjo është fatkeqësi”, thekson Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu