Edi Rama: Pse Europa duhet ta respektojë Turqinë dhe ç’është “Islami im” politik

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje presidentit Erdogan të cilësuar prej tij si “mik”, lidhur me paralajmërimin kërcënues të këtij të fundit ndaj BE-së se do hapte kufijtë për milionat e refugjatëve drejt saj. Në një intervistë për median italiane, shefi i qeverisë shqiptare, tha se Ankaraja ka të drejtë në disa qëndrime të saj.

Rama potencoi faktin e raporteve gjithnjë pozitive me Turqinë, duke u shprehur se “ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mira me këtë vend”, e më pas bëri një distancim të vetes nga narrativa europiane në raport me Ankaranë. “Në përgjithësi, unë do të tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankarasë. Ata ndihmuan Bashkimin Europian në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve dhe kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen për këtë. Roli i Turqisë mbetet shumë i rëndësishëm nga këndvështrime të ndryshme për tërë Europën, do të thosha themelor”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur për aspektin delikat të të ashtuquajturit “Islam politik” apo të qënit anëtar i Konferencës Islamike, Rama zgjodhi të përgjigjej me kontekstin shqiptar e atë familjar të tij.

“Në Shqipëri jetojmë në paqe midis bashkësive të ndryshme fetare. Mjafton të them që unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe paraardhësit e mi janë ortodoksë. Ndërsa, për të lindurin e fundit (Zahon), unë do të ndjek këshillën e Papa Françeskut, i cili gjatë një interviste private më sugjeroi që t’ia linte zgjedhjen atij se cilën fe do të përqafonte. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu