Egjipti i bllokon qasjen në mediat Turke

Pas vdekjes në gjykatë të presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, në mbarë Egjiptin është bllokuar qasja në ueb-faqet e Anadolu Agency (AA) dhe transmetuesit publik të Turqisë TRT.

Autoritetet nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me çësthjen, ndërsa në këtë vend nuk mund të arrihet qasje në faqet dhe aplikacionet mobile të të dyja organeve mediatike.

Ministria e Punëve të Brendshme e Egjiptit ka shpallur gjendje alarmi në vend pas vdekjes së ish-presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë demokratike, Morsi.

Kujtojmë se 67-vjeçari Morsi ndërroi jetë dje në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një sërë akuzash që kur u përmbys dhe u burgos pas grusht shtetit ushtarak në vitin 2013.

Ish-presidenti Morsi u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak në vitin 2013, nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu