Egjipti shpall gjendje alarmi pasi ndërroi jetë Mohamed Morsi, masa të rrepta sigurie

Ministria e Punëve të Brendshme e Egjiptit ka shpallur gjendje alarmi në vend pas vdekjes së ish-presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median egjiptiane, Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të rishikojë në mënyrë gjithëpërfshirëse planet e saj dhe ka vendosur mijëra patrulla të sigurisë fikse dhe të lëvizshme në të gjithë vendin.

Ministria ndër të tjera ka vendosur në zbatim planin “C”, i cili përfshin masa të rrepta të sigurisë në rrugë, rritjen e rojeve të sigurisë në sheshe dhe zbatimin e operacioneve parandaluese kundër elementeve “terroriste”.

Televizioni shtetëror egjiptian raportoi se 67-vjeçari Morsi humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë në seancën gjyqësore ku ai përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos në grusht shtetin ushtarak në vitin 2013.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjerak

Ish-presidenti Morsi në vitin 2013 u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu