EKSKLUZIVE: Lëvizja Besa e merr Çairin!

Anketa e brendshme e realizuar nga BDI-ja në javën e fundit të fushatës, ka nxjerrë rezultate të frikshme për ta, sidomos në njësinë zgjedhore numër 1. Burime nga kjo parti thonë se në këtë njësi zgjedhore rrezikojnë që të mos marrin asnjë mandat deputeti, madje as për bartësin e listës Artan Grubi. Por, ajo që ka tmerruar edhe më shumë partinë e Ali Ahmetit ka qenë rejtingu i tyre përballë Lëvizjes Besa në Komunën e Çairit. Sipas kësaj ankete të brendshme të BDI-së, Lëvizja Besa është para partisë së Ahmetit me dallim prej 7% në Komunën e Çairit. Kjo ka ndezur alarmin mes integristëve, duke marrë parasysh se pas 3 muajsh, në mars të vitit 2017 do të mbahen zgjedhjet lokale. BDI-ja është në rënie të lirë në këtë komunë dhe rrezikon që pas 3 mandatesh, ta humbë postin e kryetarit të Çairit, dhe Lëvizja Besa të korrë fitore ngjashëm si Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet për Prishtinën para pak kohësh.

Ndryshe, anketa e njëjtë e realizuar për qëllime të brendshme të BDI-së ka rezultuar se partia e Ahmetit do të luftojë për deputetin e 9 maksimum në nivel nacional, po aq sa do të ketë edhe Lëvizja Besa sipas anketës së njëjtë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu