EKSKLUZIVE/ Përçarje në degën LR-PDSH në Kumanovë, disa nëndegë kanë ikur

Anashkalimi i degës së LR-PDSH së Kumanovës si bartëse e listës për deputetë ka nxitur përçarje brenda degës. Kjo ishte një nga degët më të forta të kësaj partie, por anashkalimi i saj ka bërë që disa nëndegë të ikin dhe sigurisht ato do ti bashkohen partisë amë PDSH, bëjnë të ditur burime partiake për portalin InfoShqip.com

Kandidatë për të prirë listën ishin kryetari i degës Isuf Seferi, nënkryetari Dukagjin Osmani dhe profesori universitar Elmi Aziri.

Poashtu rikujtojmë që muajin shumë nga antarët e degës së LR-PDSH Kumanovë kanë akuzuar liderin e Lëvizjes për Reforma Zijadin Selën se pa konsulltimin e Degës, po tenton të shkarkojë organet legjitime. Menjëherë pas kongresit të mbajtur me datë 21 mars 2015, kryetari I kesaj levizje Ziadin Sela dhe sekretari I pergjithshem z.Arben Taravari, nëpër gjitha degët filluan të imponojnë miqtë dhe shokët e tyre, pa ndonje konsulltim paraprak me degët dhe vendosja e tyre nëpër strukturat më të larta dhe komisionet e ndryshme të kesaj levizje dhe e gjithë kjo konform apetitëve dhe nevojave të tyre personale, persona të cilët kurrë nuk kanë qenë me PDSH-në./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu